Art & Kulturë

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision ndër vite!

Shqipëria ka marrë pjesë plot 17 herë në ‘Eurovision’, ku debutimin e saj të parë e pati në vitin 2004. Festivali i Këngës, një konkurs i hershëm i këngës që zhvillohet çdo vit në Shqipëri që nga viti 1962, është ‘ura’ për të përzgjedhur pjesëmarrësin e vendit për të shkruar në Eurovision. Vendi ynë mori pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 2004 me këngëtaren, Anjeza Shahini ku u rendit në vendin e shtatë. Ai ishte rezultati më i lartë i Shqipërisë deri në vitin 2012, ku Rona Nishliu u pozicionua e pesta, një renditje kjo shumë e mirë për ne.

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), pati synimin për të marrë pjesë në Eurovision 2002 dhe 2003, por pjesëmarrja u refuzua për shkak të numrit të madh të vendeve pjesëmarrëse.

Anjeza Shahini- “The Image of You” (2004)

Megjithatë, vendi ynë konkurroi në edicionin e vitit 2004 në Stamboll me këngën “The Image of You” interpretuar nga Anjeza Shahini. Shqipëria mori 106 pikë në finalen e madhe dhe përfundoi në vendin e shtatë.

Në video-n që gjendet në YouTube nga pjesëmarrja e Anjezës në Eurovision ka 512 mijë klikime.

Ndërsa, kënga me videoklip ka vetem 1,491 mijë klikime.

Ledina Çelo- “Tomorrow I Go” (2005)

Në vitin 2005, për shkak të renditjes në listën e ‘top 11 këngëve’ në vitin paraardhës, “Tomorrow I Go” nga Ledina Çelo u kualifikua automatikisht në finalen e madhe dhe arriti në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Kiev.

Versioni live i këngës në performancën në Eurovision ka 227 mijë klikime, ndërsa kënga me videoklip ka vetëm 3,738 klikime në YouTube.

Luiz Ejlli- “Zjarr e ftohtë” (2006)

Një vit më pas, Luiz Ejlli dhe kënga e tij,“Zjarr e ftohtë” nuk arritën të kualifikoheshin në finalen e madhe në Athinë duke shënuar njëkohësisht herën e parë në historinë e pjesëmarrjes së tyre.

Pjesëmarrja e Luiz Ejllit në Eurovision ka mbi 200 mijë klikime, ndërs videoklipi i këngës mbi 42 mijë klikime.

Frederik Ndoci- Hear My Plea (2007)

Këngëtari përfaqësues i vitit 2007 ishte Frederik Ndoci me “Hear My Plea”, interpretuar në Festivalin e Këngës 45 si “Balada e gurit”. Kënga u interpretua në Eurovizion si në anglisht ashtu edhe në shqip. Në gjysmëfinalen e garës 2007 ai mori 49 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të nga 28 në gjysmëfinalen e tij dhe duke mos u kualifikuar kështu në finale.

Performanca në Eurovision nga llogaria e tyre zyrtare në YouTube ka afro 70 mijë klikime, ndërsa videoklipi i këngës mbi 1o mijë klikime.

Olta Boka- Zemrën e lamë peng (2008)

Fituesja e Festivalit të Këngës 46 u shpall “Zemrën e lamë peng” e Olta Bokës. Megjithatë, rezultati i jurisë që zgjodhi fituesin ishte i diskutueshëm dhe dolën zëra se dy gjyqtarët e fundit i dhanë qëllimisht vlerësime të larta Bokës për të shmangur fitoren e nënkampioneve, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha. Mediat në Shqipëri shprehën pakënaqësi lidhur me vendimin dhe RTSH njoftoi se do të hetonte për mashtrimin e pretenduar nga dy gjyqtarët e fundit për të dhënë pikët e tyre. Pavarësisht kësaj, fitorja e Olta Bokës mbeti dhe ajo këndoi për Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2008 në Beograd, Serbi. Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 9-ta në një rendtje me 19 në gjysmëfinalen e dytë dhe në finale mori 55 pikë, duke u rendotur e 17-ta nga 25 vende pjesëmarrëse.

Kënga me të cilën Olta na përfaqësoi në Eurovizion ka mbi 18 mijë klikime në versionin me videoklip dhe 230 mijë klikime në performancën ‘live’.

Kejsi Tola- Më merr në ëndërr (2009)

Shqipëria ishte vendi i parë që zgjodhi artistin e tyre dhe prezantoi publikisht këngën për Eurovision 2009. Fituesi u zgjodh sërish nga Festivali i Këngës. Fituesja e Festivalit të Këngës 47 u shpall Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr”, e cila është kompozuar nga kompozitorët e hyrjes së parë të Shqipërisë Edmond Zhulali dhe Agim Doçi. Kënga u interpretua në anglisht me titullin “Carry Me in Your Dreams”. Shqipëria u rendit e 7-ta nga 19 vende në gjysmëfinalen e dytë me 73 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, ku u përdor si juria ashtu edhe televotimi, Shqipëria shënoi 48 pikë, duke u renditur e 17-ta nga 25. Megjithatë, po të ishte përdorur vetëm televotimi, Shqipëria do të ishte e 11-ta në garë. Në të kundërt, nëse do të ishte përdorur vetëm votimi i jurisë, Shqipëria do të ishte e 23-ta.

“Carry Me in Your Dreams” ndodhet në YouTube vetëm me performancën zyrtare në ‘Eurovision’ dhe ka mbi 800 mijë klikime.

Juliana Pasha- It’s All about You (2010)

Fituesi i Festivalit të Këngës 48 u vendos më 27 dhjetor, ku Juliana Pasha kryesoi ndaj ish-fitueses Anjeza Shahini. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2010 në Oslo me këngën “It’s All about You”. Kënga ishte një kompozim tipik me ritëm të lartë dhe është krahasuar me “Keeps Gettin’ Better” të Christina Aguilera-s  dhe “Womanizer” të Britney Spears. Shqipëria u rendit e 6-ta në gjysmëfinalen e parë me 76 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, Juliana përfundoi e 16-ta me 62 pikë ku 12 pikë na u dhanë nga Maqedonia.

Ndërkohë, performanca në Eurovision e Julianës ka mbi 500 mijë klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip afro 2.5 milion klikime.

Aurela Gaçe- Feel the Passion (2011)

Përfaqësuesja e vendit tonë për Eurovizionin 2011 u zgjodh në Festivalin e Këngës 49 në dhjetor 2010. Fituesja e Festivalit të Këngës të vitit 2011 ishte Aurela Gaçe, duke fituar për herë të tretë pas 10 vitesh. Kënga e saj u quajt “Kënga ime”dhe u përkthye në anglisht me emrin “Feel the Passion”. Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e parë kundër 18 vendeve të tjera, duke luftuar për një vend në finalen e madhe të 14 majit. Megjithatë, humbëm kualifikimin për në finale për herë të parë në 4 vjet, duke u renditur në vendin e 14-të.

Performanca në Eurovision e Aurelës ka afro  400 mijë klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip mbi 300 mijë klikime.

Rona Nishliu- Suus (2012)

Shqipëria konkurroi në edicionin e vitit 2012 me këngën “Suus”, e cila u interpretua nga Rona Nishliu. Kënga kaloi në finale, duke u renditur në vendin e 5-të në total me 146 pikë. Rezultat rekord për Shqipërinë ka shënuar Rona Nishliu.

Performanca në Eurovision e Ronës ka afro 2 milion klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip i ka kaluar 2 milion klikime.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko- Identitet (2013)

Shqipëria konkurroi në Eurovision 2013 me këngën “Identitet” e cila u interpretua nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Rezultatet vareshin vetëm nga votimi i jurisë. Në mesin e ekspertëve në juri ishte edhe shefi i delegacionit italian të Eurovision Song Contest, Nicola Caligiore, i cili përshëndeti dhe dha pikët në anglisht për të gjithë shikuesit nga transmetimi i Eurovision. Shqipëria doli e 14-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest 2013 në Malmö dhe arriti në finalen e madhe.

Performanca në Eurovision e Adrianit dhe Bledarit ka mbi 300 mijë klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip i ka kaluar 500 mijë klikime.

Hersi- One Night’s Anger (2013)

Më 28 dhjetor 2013, Herciana Matmuja fitoi Festivalin e Këngës 52  dhe u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2014 me këngën e saj ‘Zemërimi i një nate’. Në kohën para Eurovizionit 2014 ajo regjistroi versionet në anglisht dhe shqip të kësaj kënge. Më 16 mars ajo publikoi versionin përfundimtar të ‘One Night’s Anger’ për Eurovision 2014. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për të dytin vit radhazi.

Performanca në Eurovision e Hercianës ka afro 500 mijë klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip i ka kaluar 700 mijë klikime.

Elhaida Dani- I’m Alive (2015)

Më 28 Dhjetor 2014, Elhaida Dani fitoi Festivalin e Këngës 53 me këngën “Diell” dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2015. Më 23 shkurt 2015 u njoftua se kantautorët kishin vendosur të tërhiqnin këngën dhe Dani do të performonte diçka tjetër në Eurovizion. Të nesërmen u zbulua se Dani do të performonte “I’m Alive”.

Performanca në Eurovision e Elhaidës ka plot 2 milion klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip i ka kaluar 9 milion klikime.

Eneda Tarifa- Fairytale (2016)

Më 27 dhjetor 2015, Eneda Tarifa fitoi Festivalin e Këngës 54 me këngën e saj “Përrallë”, ku përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2016. Shqipëria ishte vendi i parë që zbuloi artistin dhe këngën së bashku. Më pas u përkthye në anglisht dhe u quajt “Fairytale”, dhe videoklipi u shfaq premierë në lajmet e mbrëmjes në TVSH. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej, duke dalë vetëm e 16-ta nga 18 vende në gjysmëfinalen e dytë.

Performanca e Enedës në gjysmëfinale ka më shumë se 300 mijë klikime, teksa videoklipi zyrtar i ‘Fairytale’ është afro 2 milion klikime.

Eugent Bushpepa-Mall (2017)

Pasi nuk arriti të kualifikohej edhe një herë në 2017 me Linditën dhe këngën “World”, Shqipëria u rikthye në finalen e madhe në 2018 me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës. Përfundoi në vendin e 11-të nga 26 në finale duke marrë 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në këtë garë që nga debutimi i saj.

Performanca e Eugentit në gjysmëfinale ka afro 2 milion klikime, teksa videoklipi zyrtar i ‘Mall’ ka 1,5 milion klikime.

Jonida Maliqi- Ktheju Tokës (2019)

Në vitin 2019, Shqipëria përzgjodhi Jonida Maliqin për t’u përfaqësuar me këngën “Ktheju Tokës”. Shqipëria arriti të kualifikohej nga gjysmëfinalja e dytë, duke u bërë hera e parë që Shqipëria kualifikohej dy herë radhazi që nga viti 2009 dhe 2010. Në finale ajo u rendit e 17-ta me 90 pikë.

Performanca e Jonidës në gjysmëfinale ka mbi 2 milion klikime, teksa videoklipi zyrtar i ‘Ktheju Tokës’ ka afro 3 milion klikime.

Anxhela Peristeri- Karma (2021)

Për konkursin e vitit 2020, Shqipëria përzgjodhi Arilena Ara për të përfaqësuar vendin e saj pasi fitoi Festivalin e Këngës 58 me këngën “Shaj” më 22 dhjetor 2019. Më 9 mars 2020, një version i rinovuar i këngës me emrin “Fall from the Sky” u lancua në anglisht. Sidoqoftë, konkursi i vitit 2020 u anulua më 18 mars 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 në Europë dhe botë.

Për konkursin e vitit 2021, RTSH njoftoi se Arilena Ara nuk do të zgjidhej brenda vendit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021 dhe se Festivali i Këngës 59 do të vazhdonte siç ishte planifikuar. Finalja kombëtare u zhvillua më 23 dhjetor 2020 dhe u fitua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Anxhela arriti të kualifikohej në finale, duke e bërë të parën herë që nga viti 2008-2010 që Shqipëria të kualifikohej tre herë radhazi. Në finale ajo u rendit e 21-ta me 57 pikë.

Performanca e Anxhelës në gjysmëfinale ka më shumë se 3 milion klikime, teksa videoklipi zyrtar i ‘Karma’ është mbi 1.5 milion klikime.

E së fundmi, jemi në pritje të pjesëmarrjes së Ronelës me këngën ‘Sekret’ e cila e shpalli fituese!