Ta Thotë Jonka Tech

Përfaqësuesi i Blink Team: “Vetëm duke luajtur ‘Counter-Strike’ bëjmë një jetë më të mirë se mesatarja në Shqipëri”

Holger Cara nga Blink Team, skuadra e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në lojërat online që organizohen, siç është ‘Counter-Strike’,  i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për eksperiencën e tij si profesionist në këtë fushë.

Cara u shpreh se në Shqipëri nuk ka federata të mirëfillta për t’i trajtuar ata si të tillë dhe madje ai zbuloi dhe një incident që ka ndodhur gjatë një kampionati lojërash, ku i ikën dritat.

Megjithatë, dukeqënëse skuadra e tyre renditet në “Top 60” e skuadrave më të mira, Holgeri u shpreh se gjenerojnë mjaft të ardhura për të jetuar më mirë se mesatarja e jetesës në Shqipëri, vetëm duke zhvilluar lojëra ‘online’.

Gjenerojmë mjaft të ardhura duke luajtur në kampionate. Mund të them me plot gojë se paguhem mbi një jetesë mesatare në Shqipëri.