Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Health & Beauty

Përfitimet që do të keni nëse flini me flokët gërshet!

Gratë indiane kanë flokë të gjatë, me shkëlqim dhe jashtëzakonisht të bukur dhe kujdesi për to është thellësisht i ngulitur në kulturën e tyre. Ka shumë sekrete bukurie që nënat dhe gjyshet indiane i kanë përcjellë brezave dhe një prej tyre është t’i bëni flokët gërshet çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Në kulturën indiane besohet se kur femrat flenë me flokë të lëshuara, ato janë më të ekspozuara ndaj energjive negative. Në realitet, lidhja e flokëve gërshet para gjumit mund t’i ndihmojë ata të duken më me shkëlqim dhe voluminoz.

“Bright Side” zbulon përfitimet që do të keni nëse veproni si gratë indiane.

1.Ndihmon në parandalimin e majave dyshe.

Prerja e majave do t’ju ndihmojë përkohësisht me majat dyshe, por nëse nuk bëni ndonjë ndryshim në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, fijet e bezdisshme të dëmtuara do të shfaqen përsëri. Majat dyshe shfaqen kur përdorni produkte kimike të ashpra ose kur i thani flokët shumë shpesh. Mënyra se si flini gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve. Gjatë kohës që rrotulloheni në gjumë, flokët fërkohen në jastëk derisa këputen. Gërshetat reduktojnë fërkimin, duke mbrojtur flokët nga dëmtimi.

2.Flokët do të duken më të shkëlqyeshëm.

Flokët kanë nevojë për hidratim për t’u dukur sa më mirë dhe nuk është befasi që shumë produkte të kujdesit të flokëve premtojnë këtë gjë. Ka shumë arsye pse flokët nuk mund të ruajnë lagështinë. Ato madje mund të dehidratohen gjatë natës. Gërshetat bllokojnë lagështinë e nevojshme tek fijet.

3.Flokët nuk ju ngatërrohen.

Kur i kapni flokët gërsheta, shanset që ato të ngatërrohen në gjumë, janë të pakta. Përveçse ju kursen kohën që shpenzoni për t’i krehur, gërshetat ju ndihmojnë edhe që të mos vuani nga rënia e tepërt e flokëve. Është një mënyrë natyrale për të shpëtuar nga flokët e ashpër. Produktet kundër ashpërsimit mund t’ju ndihmojnë të zbutni përkohësisht majat e flokëve, por ato kanë kimikate dhe mund të shkaktojnë puçrra fytyre. Gërshetimi është një mënyrë e lehtë dhe e përballueshme për të shmangur ashpërsinë.

4.Flokët mund të rriten më shpejt.

Kur fijet e flokëve bëhen të dobëta dhe të brishta, ato mund të këputen. Gërshetimi mund t’ju ndihmojë të shmangni përdorimin e nxehtësisë për t’i stiluar dhe përdorimin e kimikateve.

5.Ju kursen kohë në mëngjes.

Gërshetimi i flokëve në mbrëmje mund t’ju kursejë kohë për gjumin e nevojshëm në mëngjes. Të shpenzosh vetëm disa minuta duke gërshetuar flokët gjatë mbrëmjes është një zgjidhje e lehtë për flokë të shëndetshëm dhe me onde që do t’ju qëndrojnë gjatë gjithë ditës së nesërme.

Periudha e vjeshtës përfaqëson një moment delikat në të cilin rënia e flokëve arrin majat më të larta të vitit. Dermatologia Chiara Bonatti shpjegon se:

Ne kalojmë nga humbja e 50-100 qimeve në ditë në 150 qime në ditë.

Shkaqet nuk lidhen me ulje-ngritjet e temperaturës dhe as nuk janë pasojë e zakoneve të këqija të verës, siç besohet shpesh.