“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Ethet e finales janë këtu, të gjithë jemi kuriozë se kush do të jetë çifti i cili do të fitojë kupën dhe çmimin e madh. Para se të fillonte sfida e finalistëve ata kanë dhënë disa arsye se pse duhet që ata të jenë sonte fituesit e këtij super spektakli.
Më pas ata dhuruan një spektakël të vërtetë me tre performanca të ndryshme, ku në fillim ishte kërcimi i javës së tyre të parë në këtë super spektakël, më pas ishte një freestyle i zgjedhur nga vetë finalistët, ndërsa në fund ishte zgjedhur një tjetër kërcim që normalisht i shkon për shtat shpirtit të tyre të fitores dhe nuk duhet mohuar që shkëlqyen me plot kuptimin e fjalës.
Performanca e parë
Sara & Luixhino (40 pikë)


Ardit & Jora (40 pikë)


Elhaida & Lediani (40 pikë)


Megi & Jurgen (39 pikë)


Performanca e dytë
Ardit & Jora (37 pikë)


Sara & Luxhino (38 pikë)


Elhaida & Ledian (39 pikë)


Megi & Jurgen ( 35 pikë)


Performanca e tretë
Megi & Jurgen (39 pikë)


Ardit & Jora (39 pikë)


Sara & Luixhino (40 pikë)


Elhaida & Ledian (40 pikë)

