Aktualitet

Mallakastër, përfshihet nga flakët pusi i naftës

Një pus nafte merr flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë. Pusi ndodhet në anë të rrugës Fier-Ballsh, pranë vendit të quajtur lokal Gjanica. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen por mendohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Punëtorët ishin duke pastruar pusin e naftës, një procedurë rutinë, teksa ishin në përfundim të pastrimit, nga thellësia e pusit ka dalë një shtresë gazi. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit të shkaktuar nga gurët që ndodhen në brendësi të pusit të naftës, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse nga Ballshi dhe Albpetroli, të cilat së bashku me naftëtarët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Aktualisht nga pusi vazhdon të rrjedhë gaz.