Health & Beauty Lifestyle

Përfundimisht dimri është “armiku” më i madh për flokët tuaj! Por pa panik, ja çfarë sugjerojnë ekspertët!

Tharja, elektriciteti janë pasojat e të ftohtit në flokët tuaj. Këshilla dhe truket e stilistëve për t’u kujdesur për flokët tuaj në mënyrën e duhur janë disa. I ftohti dhe flokët nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin. Nëse në verë është kripa, dielli dhe klori që i vë në vështirësi, në dimër është termometri në rënie të lirë që shkakton probleme për flokët.

Nga ndryshimi i temperaturave, kur kalojmë nga një mjedis i jashtëm në një ambient të brendshëm të nxehtë, vihen nën presion edhe flokët. Lëkura e kokës reagon ndaj të ftohtit njësoj si lëkura. Antonio Fantini, pronar i sallonit ‘Steve Total Beauty’ në Milano shprehet se:

Ka tendencë të thahet për shkak të mungesës së lipideve dhe ujit dhe rrjedhimisht shkon në tharje të pashmangshme. Lipidet, në fakt, përfaqësojnë një mbrojtje themelore për flokët, sepse ato janë ngjitësit që mbajnë së bashku shtresat qelizore. Kur mungojnë, lëkura e kokës rripet.

Hapat e rutinës së flokëve në dimër:

Fantini thekson:

Trajtimet në parukeri nuk mjaftojnë, edhe në shtëpi duhet të jeni konstante, që të mos e hidhni poshtë punën e bërë në sallon. Pas shampos, është gjithmonë thelbësore përdorimi i balsamit, ndërsa një herë në javë një maskë hidratuese nuk duhet të mungojë kurrë në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve.

Zbulimi se po filloni të përjetoni rënie dhe/ose rrallim të flokëve mund të jetë shqetësues dhe stresues, por nuk jeni vetëm. Shumë personazhe publike duke përfshirë Jada Pinkett Smith, Viola Davis dhe Naomi Campbell po flasin gjithnjë e më shumë për përvojat e tyre. Në këtë link keni disa këshilla nga ekspertët për t’ju ndihmuar të identifikoni çështjet kryesore që mund të fshihen pas rënies suaj të flokëve dhe për të zbuluar metodat më të mira për të shmangur dhe luftuar problemin.

Ah, dhe nëse ndonjëherë keni menduar që të prisni flokët e shkurtër apo të prisni baluke dhe më pas thjesht keni ndryshuar mendim atëherë ky është momenti i duhur për të guxuar dhe për të provuar këto modele. Ka shumë variante dhe modele të prerjes së flokëve ‘bob’ me baluke që jo vetëm do t’i përshtaten llojit dhe strukturës së flokëve tuaj, por edhe stilit të jetës tuaj mbi të gjitha. Në këtë link ju zbulojmë katër modelet që do t’ju vijnë në ndihmë.