Botë e Çuditshme Lifestyle

Përfundoi hartën e botës me copëza Lego për 9 orë, 13-vjeçari hyn në librin e rekordeve Guinness!

Një 13-vjeçar nga Maine theu rekordin Guinness pasi kompletoi Hartën Botërore Lego prej 11,695 pjesësh në 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda. Cooper Wright nga Cumberland Center tha se ka filluar nga mosha 3-4 vjeçare për të kompletuar tulla të Lego-s. Wright tha se ai vendosi të provonte Hartën Botërore Lego për një rekord të Guinness. Koha për ta mposhtur ishte 12 orë.

“Unë mendoj se ishte gjëja më e vështirë që kam bërë”, tha Cooper. Wright tha se kishte frikë se përpjekja e tij mund të rrezikohej kur tavolina u shemb pjesërisht, duke bërë që copëzat Lego të bien në dysheme. Djaloshi përfundoi hartën me copëza Lego për 9 orë, 14 minuta dhe 49 sekonda, të mjaftueshme për të fituar zyrtarisht rekordin botëror të Guinness.