Sport

Përfundojnë katër sfidat e para të javës, Teuta nuk lëshon kreun!

Përfunduan pak më parë katër sfidat interesante të javës së 33-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan në total 7 gola. Spikat barazimi pa gola në transfertë i Skënderbeut ndaj Laçit.

Ndërkohë në sfidat e tjera, kryesuesit e Teutës, Vllaznia dhe Kukësi, nuk kanë falur, duke marrë 3 pikë të arta.  Apolonia Kukësi 0-3, Bylis-Vllaznia 0-1 dhe Kastrioti-Teuta 1-2.

Vlen të theksohet fakti se me humbjen ndaj verilindorëve, skuadra e Apolonisë ka rënë matematikisht nga Kategoria Superiore.

Ndërkaq në orën 19:00 luhet ndeshja e fundit e javës derbi Partizani-Tirana.