Sport

Përfundon kalimi i Ronaldos te Manchester United, Juventus merr 15 milion euro!

Juventus zyrtarizon shitjen e Cristiano Ronaldos. Nga Manchester United, skuadra italiane do të marrë 15 milion euro, plus një bonus maksimal prej 8 milion eurosh.

Përfundimisht, ylli portugez i futbollit lë Juventusin për 15 milion euro e tashmë kalon te Manchester United ndërsa te klubi bardhezi rikthehet Moise Kean.

Juventus Football Club S.p.A. bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me shoqërinë Manchester United FC Ltd e gjithashtu zyrtarizoi rikthimin e Kean-it. Talenti 21-vjeçar i lindur në Itali nga prindër afrikanë, përforcon repartin sulmues të Juves që në faqen zyrtare në Twitter, shkruan se ai është sërish në shtëpi.

Pasi zbarkoi në Torino të shtunën në mbrëmje, të dielën iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore e firmosi edhe kontratën që do ta lidhë me klubin ku u rrit.

Juventus Football Club S.p.A. arriti marrëveshje me Everton Football Club për huazimin në baza të përkohshme, deri më 30 qershor 2023, të së drejtës për shërbime të futbollistit Moise Bioty Kean për një shumë prej 7 milion €, nga të cilat 3 milion për sezonin e futbollit 2021-2022 dhe 4 milion për sezonin e futbollit 2022-2023. Marrëveshja parashikon detyrimin nga ana e Juventusit për ta fituar përfundimisht të drejtën e performancës sportive të lojtarit, me arritjen e objektivave të caktuara sportive gjatë sezonit 2022-2023.

Ndërkaq, dështoi “Operacioni Mbappe”, 200 milion euro nuk e bindën PSG-në. Mesa duket, Kylian Mbappe’ do qëndrojë edhe një vit në “Parkun e Princave”. Javët e fundit, Real Madridi provoi të transferojë francezin duke dhënë tre oferta zyrtare, me vlerë 160, 180 e 200 milion euro, por që u refuzuan nga PSG. Të gjitha ofertat nuk u pranuan nga presidenti i klubit parizien Nasser Al-Khelaifi pasi ende ka besim se do ta bindë Mbappe-n për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.