Aktualitet

(VIDEO) Përfundon mbikalimi në rrugën e aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për fluksin që do sjellin fluturimet

Ka përfunduar mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe pamjet e filmuara me dron në llogarinë e tij në Facebook. Kreu i qeverisë shprehet se tashmë është çdo gjë gati për flukset që, sipas tij, do të sjellë së shpejti “programi i fluturimeve të kontraktuara.”

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1101039124014893/

Kujtojmë se të premtenkompania WizzAir ka ulur pas disa testimeve avionët e saj në aeroportin e Kukësit.

Kryeministri Rama është zotuar se brenda këtij mandati aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë referimi jo vetëm për zonën, por edhe më tej, duke e cilësuar si epokë të re.

Nga muaji maj do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit “ZAYED- Flatrat e Veriut”. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kompanisë “WizzAir”, József Váradi, ishin të pranishëm dy ditë më parë në fluturimin e parë të “WizzAir”, ku bëri me dije se 4 destinacionet e para do jenë drejt Austrisë, 2 drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.