Aktualitet Politikë

Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Sot jemi popull i gomones; Rama armik i lirive tona

Pas rreth dy orë e gjysmë tubim, ka përfunduar protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës, ku morëm pjesë mijëra qytetarë.

Secili nga selitë e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta iu drejtuan protestuesve për t’u bashkuar në bulevardin dëshmorët e Kombit.

I pari që la selinë blu ishte ish kryeministri Berisha, i cili ndryshe nga herët e tjera, fjalimet politike nuk i bëri për mediat, po la t’i drejtohet protestuesve nga podium i vendosur para kryeministrisë.

Berisha tha se shqiptarët janë sot populli i gomoneve.

Ne mblidhemi sot këtu kur në njëlloj si 32 vite më parë, bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe të ndalemi për një moment se pse ne sot pas 32 vitesh u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë, nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët janë sot populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet.

Berisha tha se Rama nuk do ta vjedh më votën e shqiptarëve.

“Edi Rama, ju ka grabitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë sonë, ky armik i votës suaj, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narkoshtetit që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dhe bashkë me votën, dinjitetin, besimin, shpresën”, tha Berisha.

Sakaq aleati i tij në opozitë Ilir Meta, e konsideroi këtë një ditë të jashtëzakonshme, ndërsa foli për një protestë paqësore.

Protesta u mbajt para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa policia ka kaluar në gatishmëri. Megjithatë, në fund pati disa incidente nga qytetarët të cilët thyen kordonin e policisë dhe tentuan të futeshin në godinën e kryeministrisë.