Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Përfundon takimi Biden-Putin, dakordësi për përmirësimin e mardhënieve!

Ka përfunduar pas 3 rreth orësh e gjysmë  takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin. Samiti ishte parashikuar që të zgjaste 5 orë, por u mbyll përpara kohe, për motive ende të paqarta. Ajo që është mësuar deri më tani është se palët kanë arritur dakordësi që të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve me njëra-tjetrën dhe kjo është finalizuar me rikthimin e ambasadorëve. Tani më në Rusi do të ketë ambasadorë amerikanë dhe e anasjellta. Detaje të tjera nuk janë mësuar ende nga 2 raundet e bisedimeve mes 2 liderëve të dy vendeve më të fuqishme të globit.  Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që zhvilluan një drekë të përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre zhvilloi një konferencë të veçantë për shtyp.

Takimi i së mërkurës është i pari i Presidentit Joe Biden me Putin që nga marrja e detyrës. Të dy palët pranojnë se marrëdhënia midis dy kombeve është e vështirë dhe nuk ka shumë shpresë për fusha kuptimplota të marrëveshjes.

Biden dhe ndihmësit e tij e kanë bërë të qartë se ai nuk do të ndjekin gjurmët e paraardhësit të tij duke synuar të ndryshojë rrënjësisht lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë. Në vend të kësaj, Shtëpia e Bardhë kërkon të shkojë drejt një marrëdhënie më të parashikueshme dhe të përpiqet të frenojë sjelljen përçarëse të Rusisë.