Rajoni

Përfundon takimi urgjent Rama-Kurti, ja për çfarë u diskutua!

Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë. Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë. Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.

Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.

Kujtojmë se mbledhja e 8-të e përbashkët mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës u mbajt me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje. Fryt i marrëveshjes mes dy qeverive ishte edhe abetarja e përbashkët unike, e cila këtë fillim viti të ri shkollor është në duar të vogëlushëve të dy vendeve.

Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Madje në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.