Celebrities Gossip Showbiz

“Përfundova te psikiatri”, Fjolla Morina rrëfen e përlotur për ditët që kaloi në burg!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Këngëtarja nuk ishte rrëfyer më parë në një intervistë rreth kësaj ndodhie dhe eksperiencës që kaloi gjatë atyre ditëve në burg, madje në rrjete sociale na ‘tregoi’ se ishte shumë e lumtur. Mirëpo, si gjithmonë jo çdo gjë që shohim në botën ‘online’ është e vërtetë, andaj në një intervistë të bërë së fundmi, Fjolla ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi.

Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja. Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë.

Teksa nga ‘zhdukja’ e Fisnikut nga rrjetet sociale dhe mungesa e postimeve të dyshes dhe fshirja e fotografive së bashku, të gjithë dyshonin se ata ishin ndarë, u desh postimi i djeshëm i Fjollës që të kuptonim se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Teksa këngëtarja bukuroshe publikoi një karusel ku dukej veshur shumë bukur dhe provokuese e gjitha në blu, e shoqëroi me një shkrim gjithashtu shumë provokues. “Kështu duhet me ju rregulluar burrit të premte për të premte oj gra”.

Mes shumë komenteve ai që mori vëmendjen ishte pikërisht ai i partnerit të saj, Fisnik Syla që na hoqi çdo dyshim mbi një ndarje të mundshme: “Se kanë të gjithë këtë fat o shpirt”.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.