Aktualitet

Përgjaken rrugët e Tiranës, dy të vdekur në aksident te “21 Dhjetori”!

Aksident i rëndë me dy viktima në Tiranë. Rreth orës 03:20, në atë që njihet si Kryqëzimi i “21 Dhjetori” në kryeqytet, u përplasën dy makina. Ato drejtoheshin nga një 30-vjeçar Emirjan Doko ndërsa në timonin e automjetit tjetër, tip “Honda” ishte Luan Cenollari. Ky i fundit ndërroi jetë bashkë me një pasagjer, i identifikuar si shtetasi Ali Bejo 69-vjeç.

Nga përplasja shumë e fortë, njëri nga automjetet u shkatërrua thuajse tërësisht. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë Emirjan Doko, i cili rezultoi i dehur në timon, qarkullonte me shpejtësi me një “Citroen”, si dhe kaloi me semafor të kuq. Nga kontrolli i makinës, iu gjet një pushkë 20-she. Nuk ka informacione nëse arma ishte me leje dhe arsyet përse e mbante. Doko është dërguar në Spitalin e Traumës, me politraumë e fraktura. Për shkak të dëmtimeve të shumta, ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” janë përfshirë në një aksident, mjeti me drejtues E.D, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë L.C dhe njëri nga pasagjerët, A.B, 69 vjeç.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.