Aktualitet

Përmbajnë lëndë të dëmshme, AKU bllokon patatinat që nuk duhen konsumuar!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton konsumatorët se ka marrë të gjitha masat për bllokimin e patatinave të misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi është konstatuar prania e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

Në njoftimin përkatës për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se “referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.