Aktualitet

Përmbyset makina, 6 të plagosur në Burrel-Ulëz!

Aksident rrugor me 6 të plagosur në aksin Burrel-Ulëz, pranë fshatit Baz. Paraprakisht, mësohet se anëtarët e së njëjtës familje, nga Dibra, mbetën të plagosur kur rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit, automjeti ku udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys, në vendin e quajtur Bushkash.

Për ndihmë mjekësore më të specializuar, të lënduarit, mes tyre një fëmijë, u transportuan për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të fundit të shiut, ndërsa në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti automobilistik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pesë pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.