Sport

Përmbysje spektakolare në “Elbasan Arena”, Partizani mposht Teutën!

Emocione dhe spektakël ofron 90-minutëshi mes Partizanit e Teutës në “Elbasan Arena”, teksa rrebeshi i shiut që shoqëroi gjithë ndeshjen, në fund “përmbyti” durrsakët, të cilët kryesonin deri në minutën e 90’, por dolën pa pikë.

“Të kuqtë” e Ilir Dajës ia dolën të realizojnë një përmbysje spektakolare, duke shënuar në minutën e 90’ me penallti me Junior dhe në të 96-ën me Carënm, që vulosi fitoren e dytë sezonale për kryeqytetasit.

Nuk mungoi as tensioni në fushë, me dy skuadrat që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë, ndërsa në fund feston Partizani, që merr fitoren e dytë sezonale dhe Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.