Bota

Përmbytet India, 36 persona të vdekur!

Edhe India është përfshirë nga përmbytje të shumta pas Gjermanisë, Belgjikës dhe Kinës. Digat dhe lumenjtë janë “tejmbushur” në Indinë perëndimore ndërkohë që ka filluar evakuimi i popullsisë në zonë.

Ndërkohë që fshati është goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të musoneve. Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara deri tani, ndërkohë që rezultojnë dhjetëra të zhdukur.

Digat dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet, -u tha gazetarëve Uddhav Thackeray, kreu i qeverisë së shtetit të Maharashtra.

Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit”, tha një zyrtar i Qeverisë indiane.

Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.

Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën. Marina ka vendosur shtatë ekipe shpëtimi në zonat e prekura.

Departamenti i meteorologjisë ka lëshuar alarme të kuqe për disa rajone me parashikime të mëdha shiu për ditët e ardhshme. Hyderabad, një nga qendrat e teknologjisë së informacionit në Indi, përjetoi reshjet më të mëdha për korrikun në dekadën e kaluar me 30 centimetra (11.8 inç).

Në vitin 2020, pesë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë kishin të bënin me musonet me shi të jashtëzakonshëm në Azi, sipas një vlerësimi nga Christian Aid.