Aktualitet

Përmirësohet ndjeshëm cilësia e ujit të plazheve në vendin tonë!

Përmirësohen cilësitë e ujërave të plazheve, deteve dhe liqeneve. Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në det, liqen e lumenj sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Për kryeministrin Edi Rama ky është një lajm i mirë, ndërsa ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.

Agjencia Europiane e Mjedisit deklaron se në vitin 2020, 76.5 % e totalit të ujërave janë të shkëlqyera krahasuar me 58.8 % në vitin 2019.

Lajm i mirë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj”, shkruan Rama.

Përmirësimi i ujërave ku 76.5 % e totalit të ujërave në Shqipëri janë të mira kanë ardhur si rezultat i masave të marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt subjekteve të cilave ju kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të shkarkimeve në mjedis si dhe ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujerave urbane, pastrimit dhe mirëmenaxhimi i plazheve.

Ky vlerësim i mirë për ujërat e territorit shqiptar është edhe një arsye më shumë se pse turistët e huaj duhet të vijnë në vendin tonë dhe të ‘pushojnë shqip’.

Mbrojtja e territorit dhe pastrimi i tij nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është edhe një nga prioritetet e qeverisë Rama, ku ka kërkuar fokus maksimal nga strukturat dhe autoritete përkatëse. Konkretisht IKMT, që prej të hënës, ka nisur shembjen e objekteve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, ndërsa po operohet me dorë të hekurt.