Aktualitet

Përmirësohet situata e motit të keq, në Shkodër dhe Lezhë nuk ka banesa nën ujë!

Ka pasur një përmirësim të situatës së u krijuar gjatë këtyre ditëve nga moti i keq në të gjithë territorin e vendit.

Ministria e Mbrojtjes raporton se nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Borëpastrueset nga firmat kontraktore dhe ARRSH po punojnë për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.