Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Lifestyle

Përpara se t’i “drejtoni gishtin” një gruaje se pse nuk dëshiron të ketë fëmijë, mësoni fillimisht se çfarë fshihet pas këtij vendimi!

Për shekuj, jeta e një gruaje konsistonte në të pasurit fëmijë dhe t’i përkushtohej tërësisht familjes së saj. Por kur ajo filloi të hynte në botën e punës dhe të fitonte më shumë terren në aspekte të ndryshme sociale, ai imazh gradualisht u prish. Kjo është arsyeja pse shumë gra nuk kanë më dëshirën për të qenë nëna, duke bërë që të afërmit, miqtë dhe kolegët e tyre të vënë në dyshim atë pozicion, duke injoruar se çdo person ka të drejtë të marrë vendimet e veta.

“Bright Side” ka theksuar arsyet e ndryshme pse një grua mund të vendosë të mos ketë fëmijë dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë dhe t’i tregojë asaj se si duhet të marrë në dorë “frenat” e jetës së saj.

1. Jo të gjitha gratë synojnë të bëhen nëna.

2. Mënyra e tyre e jetesës i pengon që të mendojnë edhe për mëmësinë.

3. Disa nuk dëshirojnë të sjellin në jetë më shumë fëmijë në një botë të mbipopulluar.

4. Shumë janë të shqetësuara për sjelljen e fëmijëve në një planet të ndotur.

5. Produktet për fëmijë janë shumë të shtrenjta.

6. Me fëmijët mund të jetë më e vështirë të udhëtosh dhe të njohësh vende të reja.

7. Ato preferojnë të shmangin komentet dashakeqëse që shpesh marrin gratë me fëmijë vetëm sepse janë “nëna”.

8. Shumë gra janë të tmerruara nga ndryshimet që mund të pësojë trupi i tyre gjatë shtatzënisë.

9. Është më e lehtë dhe më e lirë të kujdesesh për një kafshë shtëpiake.

10. Gratë pa fëmijë kanë më shumë kohë për t’iu kushtuar karrierës ose sipërmarrjes së tyre.

11. Nëse ajo ka një partner, ato mund të kalojnë më shumë kohë dhe të përmbushin ëndrrat e tyre së bashku.

12. Të kesh fëmijë nuk është garanci që dikush do të kujdeset për ta “falas” kur të rriten.

13. Jo të gjithë ndihen të kualifikuar për të rritur një fëmijë.

14. Jeta e qetë mund të ndryshojë.

15. Është më e lehtë të lëvizësh kur ndërron punë në një qytet apo vend tjetër.

16. Mëmësia nuk është mënyra e vetme për të kontribuar në shoqëri.

17. Shumë preferojnë të presin për të vazhduar studimet dhe të rriten profesionalisht përpara se të kenë një fëmijë.

Ndërkaq, nga ana tjetër, për hir të një karriere dhe popullariteti të shkëlqyer, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa. Megjithatë, ka shumë gra të famshme që kanë sakrifikuar karrierën e tyre të suksesshme për t’ia kushtuar jetën familjes dhe fëmijëve. Njihuni me disa prej këtyre grave duke klikuar në këtë link.