Aktualitet Lajmet e fundit

Përplaset me motorrin e tij, ndërron jetë motoçiklisti francez Pierre Cherpin

“Mallkimi” i Dakarit nuk kurseu as edicionin e këtij viti të garës së madhe që po zhvillohet në shkretëtirën e Arabisë Saudite. Motoçiklisti 52-vjeçar francez Pierre Cherpin u përplas me motorin e tij “Husqvarna” dhe fatkeqësisht ndërroi jetë duke mos i mbijetuar dëmtimeve të rënda në kokë.

Cherpin garoi në “Rally Dakar” në Arabinë Saudite për herë të katërt ndërsa organizatorët e garës thanë se bëhet fjalë për një sipërmarrës dhe entuziast i motoçikletës i drejtuar vetëm nga ambicia për të përjetuar aventurë.

Jam amator. Nuk më interesojnë fitoret, por zbulimi i peizazheve që përndryshe nuk do të kisha mundësi t’i shihja. Është emocionuese të ngasësh një motor, të ndjesh pasionin dhe të njohësh veten”, tha Cherpin së fundmi para fillimit të “Rally Dakar”.

Pas një operacioni fillestar në Xhedah, u nis për me urgjencë në Lille të Francës por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë udhëtimit me avion.