Gossip Love & Sex

Njihuni me versione të “Për’puthen” nëpër botë…

“Për’puthen” është një emision në kanalin televiziv Top Channel, i cili solli risi në vendin tonë me tematikën e trajtuar. Të rinj e të reja pa komplekse të cilët njihen “live” në studio për të gjetur dashurinë e tyre të jetës. Fillimisht, ka nisur si një rubrikë në “E Diell”, e më pas, ka kaluar në emision më vete i transmetuar plot pesë ditë të javës. Së fundmi, ka nisur edhe “Për’puthen +40” i cili gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndërkohë, edhe vendi ynë fqinjë, Kosova, i jep mundësinë të rinjve të njihen “live” në studio, në emisionin me emër “It’s my love”, në të cilin kanë shkuar edhe disa personazhe që kanë qenë konkurrentë të programit në Shqipëri.

Megjthatë, vendi ynë nuk ka qenë i pari që ka guxuar me njohjet e të rinjve përpara kamerave. Fillimisht, emisioni me emrin “Uomini e donne” ka nisur në Itali në 16 shtator të 1996 nën moderimin e Maria De Filippi. Pas shumë sezoneve të suksesshme në Itali, Spanja nisi versionin e vet me emrin “Mujeres y Hombres y Viceversa” në qershor të 2008-ës.

Ndërkohë, ka disa versione të tjera të emisioneve me tematikë njohjen e të rinjve përpara kamerave. “Love is Blind” është një show i transmetuar në Netflix, i cili vendos 30 beqarë të kalojnë 10 ditë bashkë e të bëjnë të ashtuquajturat “blind dates”. Në fund të dhjetë ditëve, ata vendosen përpara përgjegjësisë, të fejohen me personin që zgjedhin, edhe pse nuk e kanë parë kurrë, ose të largohen nga emisioni.

“Too Hot To Handle” është një tjetër show, i cili vendos 15 beqarë tërheqës, të bashkëjetojnë në një vilë, pa mundur ta prekin njëri-tjetrin.

“The Bachelor” vendos një beqar me 25 vajza simpatike në një shtëpi në mënyrë që ata të njihen me njëri-tjetrin. Çdo javë, ai duhet të eliminojë një vajzë, derisa të gjejë dashurinë e jetës.

Në vitin që lamë pas, nisi “Love Story”, një show i emocioneve të forta dhe romancës.

Version tjetër i “The Bachelor” është “The Bachelorette” i cili vendos 30 djem të fitojnë zemrën e një vajze.

Amerika, Australia, Kina, e shumë vende të tjera kanë zhvilluar emisione me tematikën e dashurisë. Më në fund, kjo tematikë po trajtohet edhe në vendin tonë, duke thyer kështu shumë tabu, e pse jo edhe duke i dhënë mundësinë të rinjve të dashurohen!