Celebrities Gossip Showbiz

Përqafimi i Sarës dhe Dj Pm në “Sunny Hill Festival” na tregoi shumë!

“Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.

Mes shumë artistëve më në zë që performuan dhe të pranishmit në festival përpos gjithë atyre që kishin paguar për të qenë pjesë ishin dhe shumë personazhe të njohur e ndër ta dhe një ndër çiftet më të pëlqyera dhe në zë të momentit, Sarah Berisha dhe Dj Pm. Dyshja jo vetëm që u shfaqën në praninë e njëri-tjetrit, por dhe na dhuruan momente shumë të ëmbla së bashku, teksa u filmuan duke u përafuar, një ‘video’ kjo që na ‘i shkriu zemrat’ dhe na tregoi shumë për marrëdhënien e tyre.

Me anë të një bisede ‘online’ me ndjekësit, Sarah teksa është pyetur nëse po planifikon të hedhë hapin e madh për t’u zhvendosur me PM në Prishtinë, blogerja na tregoi se nuk mendon se do të  shkojë për momentin, por gjithsesi bukuroshja nuk dha një përgjigje të prerë.

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.