Celebrities Showbiz

Përse aktori i njohur George Clooney nuk dëshiron të kandidojë si politikan?!

Po, George Clooney e ndjek politikën, por kjo nuk do të thotë se ai dëshiron të jetë një politikan. George Clooney është  aktor amerikan, regjisor filmi, producent, skenarist dhe filantrop. Ai është fitues i tre çmimeve në “Golden Globe” dhe fitues i dy çmimeve në “Academy Awards”, një për aktrimin në filmin “Syriana” në vitin 2006 dhe tjetrin për bashkëprodhimin e filmit “Argo” në vitin 2012. Clooney bëri daljen e tij të parë në televizion në vitin 1978 dhe më vonë u njoh gjerësisht në rolin e tij si Dr. Doug Ross në serialin e njohur “ER” nga viti 1994 deri në vitin 1999.

Aktori i “Midnight Sky” kohët e fundit, u shfaq në emisionin “The Andrew Marr Show” dhe zbuloi pse nuk është i interesuar të kandidojë si politikan. George u shpreh se:

Unë me të vërtetë do të doja të kisha një jetë të bukur. Unë mbusha 60 vjeç këtë vit. Kam pasur një bisedë me gruan time dhe ne po punojmë shumë. Ne duhet të sigurohemi që të kënaqemi dhe të jetojmë këto vite në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Sa i përket përshtypjes së tij për Donald Trump, Clooney tha se:

Unë e njihja atë para se të ishte President. Ai ishte vetëm një djalë që ndiqte vajzat sa herë që dilnin jashtë dhe vinte e thoshte: “Si e ka emrin ajo vajzë?” Vetëm kaq ishte.

Clooney shtoi se ai nuk shkon mirë me mbështetësit e Trump.

Ekziston i gjithë ky grup njerëzish që mendojnë se ai është kampion, por në të vërtetë ai me siguri nuk mund të qëndrojë në jetën reale si i tillë.

Megjithatë, aktori i “Up in the Air” është shpresëdhënës për të ardhmen e Amerikës. Edhe pse numri i sondazheve të Joe Biden është ulur, ai pret që të rritet përsëri. Aktori u shpreh:

Është si të marrësh një fëmijë të ndrojtur dhe të mendosh se gjithçka do të jetë mirë ditën e tij të parë në shkollë. Ka shumë gjëra që duhen riparuar, duhet të ndodhin shumë ndryshime dhe kjo do të marrë kohë. Numrat e sondazheve rriten dhe ulen, por unë do të pres që të rriten përsëri.