Celebrities Gossip

Përse Cardi B donte që të largohej sa më shpejt nga shfaqja e madhe e “American Music Awards 2021”?

Reperja e njohur e hitit “WAP”, Cardi B gjatë një interviste me Jeremy Parsons dhe Janine Rubenstein të PEOPLE në tapetin e kuq përpara shfaqjes së madhe të ndarjes së çmimeve ‘AMAs 2021’  tha se ajo tashmë po pret me padurim momentin kur mund të shkojë në shtëpi dhe të jetë me dy fëmijët e saj të vegjël.

Sapo ta mbaroj këtë, do të shkoj direkt në shtëpi për vogëlushët e mi. Javën e kaluar të dy fëmijët e mi ishin të sëmurë në të njëjtën kohë, dhe kjo më çmendi, por ata janë të dy mirë tani, dhe unë jam këtu duke pritur dhe duke punuar.

Cardi dhe bashkëshorti Offset janë prindër të vajzës 3-vjeçare Kulture Kiari, si dhe një djali 11-javor të lindur në muajin shtator të këtij viti. Bukuroshja dhe ylli i natës mbërriti në eventin madhështor të ‘AMA’-s e veshur me ‘Schiaparelli’ kokë më këmbë, duke përfshirë një fustan i zi me një vello të madhe të zezë dhe një maskë ari që i mbulonte të gjithë fytyrën.

Kjo ishte vetëm pamja e parë nga ajo që Cardi premtoi se do të shfaqte gjatë gjithë natës së madhe, ndërsa ajo do të qëndronte padiskutim në qendër të skenës gjatë shfaqjes.

Unë jam duke vrapuar me dy orë gjumë dhe kam ardhur këtu sot në 10:00 për provë. Sapo mbaruam në orën 2, unë u vesha dhe jam këtu dhe do të kthehem përsëri për hyrjen time të madhe.

Ylli, i cili njihet për sensin e saj të guximshëm të humorit por edhe të veshjes, gjithashtu bëri shaka duke thënë se ishte “pak e frikësuar” se mund të përfundonte duke sharë në transmetimin e drejtpërdrejtë. Sepse Cardi B gjithmonë është pikasur për gjuhën e saj në folur.

Nëse jeni kuriozë që të shikoni të gjitha veshjet mahnitëse që Cardi B veshi gjatë shfaqjes, klikoni këtu.