Bota

Përse endacakët nuk vdesin nga COVID? Personi i pastrehë jep përgjigjen virale!

Eshtë bërë virale replika mes një protestueseje amerikane që kundërshton vaksinat anti-COVID e një endacaku. Gjatë një manifestimi në Hollywood Boulevard në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, gruaja që mbante në dorë një megafon bërtiste:

I shihni të gjithë këta të pastrehë? Mos kanë vdekur gjë në rrugë nga koronavirusi? Jo! Përse?

Nga turma erdhi zëri i një personi të pastrehë, i cili u përgjigj:

Sepse jam i vaksinuar, idiote!

Video e publikuar në Twitter në faqen “Film The Police LA”, u bë virale në pak kohë, duke mbledhur mijëra like e retweet. Personi që shpërndau xhirimin u vu në kërkim të endacakut, të cilin e gjeti më pas.

“Gjetëm mbretin”, – shkruan ai, duke specifikuar se i riu, tashmë i kthyer në yllin e rrjeteve sociale quhet Ray e përveçse i njohur, në zonën ku qëndron e duan shumë. Për të, ka nisur një mbledhje fondesh.