Bota

Përse krijohet mpiksje gjaku nga vaksina? Shkencëtarët zbulojnë arsyen!

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur arsyen e mpiksjeve të gjakut që shkakton vaksina e krijuar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca.

Kërkues britanikë e amerikanë e drejtojnë gishtin e fajit nga një proteinë e gjakut, e cila i ngjitet njërit prej përbërësve kyç të vaksinës në fjalë. Koaligime të tilla, edhe pse të rralla, u bënë shkak që të reduktohej përdorimi i vaksinës së Astrazeneca-s në betejën kundër pandemisë.

Ekipi, sipas BBC-së, ka treguar deri në detajet më të vogla sesi bashkimi i kësaj proteine me një përbërës të rëndësishëm të vaksinës shkakton një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe mund të kulmojë me mpiksje të rrezikshme gjaku.

Alan Parker, një nga kërkuesit e Universitetit të Cardiff-it, i tha gjigantit mediatik anglez se “tani e kemi shkakun, kemi këmbëzën e armës, por ka dhe gjëra të tjera që duhet të sqarojmë”.

Sipas AstraZeneca-s, vaksina e saj ka shpëtuar më shumë se një milionë jetë në mbarë botën e ka parandaluar 50 milionë raste të sëmundjes, megjithatë, shqetësimet për mpiksjen e rrallë të gjakut ndikuan në mënyrën sesi ajo u përdor në mbarë globin.