Celebrities Lifestyle

Përse po ndahen çiftet? Dedektivja Shkënda Lili i jep përgjigje të gjitha pyetjeve!

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel u diskutua mbi marrëdhëniet e çifteve, meqë këtë javë ishte dhe Shën Valentini, festa e të dashuruarve. E ftuar në studio ka qenë dedektivja Shkënda Lili, e cila rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak.

Ajo u shpreh se divorci nuk vjen nga tradhtia por nga shkaqe të tjera sic janë ato ekonomike apo dhuna. Shkënda u shpreh se në fillimet e saj vinin më shumë gra që kërkonin hetim për burrat e tyre, ndërsa tani  shkojnë më shumë burrat për të siguruar prova për divorcin. Ndër të tjera ajo shpjegon:

Pjesa ekonomike ndikon tek ndarja, ose dhuna. Pothuajse gjithë të martuarit tradhtojnë. Në familje tradhton më shumë mashkulli. Kur tradhton femra e bën me ndërgjegje, kurse mashkulli e bën për inerci. Ose për shembull kur thotë shoku im ka të dashur, pse mos e kem dhe unë. Në fillimet e mia vinin gratë, kurse tani vijnë burrat. Burrat vijnë kur çdo gjë ka marrë fund dhe i duan për prova. Gratë vijnë kur janë të pavarura se edhe kostoja është e lartë. Edhe unë e fal një flirt, një natë do e falja.

E pyetur nga Dalina Buzi se me kë tradhtojnë më shumë gratë, me shokun e burrit apo me dikë më të ri se vetja, dedektivja përgjigjet:

Çuni më i ri se vetja. Gratë që janë pak të pushtetshme duan çuna më të rinj. Nuk na ka ndodhur që të na kapin në flagrancë gjatë hetimit, unë do isha në siklet kur më kap dikush në flagrancë.

Shkënda Lili nuk la pa përmendur dhe se ku tradhtojnë personazhet e njohur shqiptarë. Ajo tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera.

Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpi, në hotel shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve. Janë disa gjëra që unë nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikur dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie. Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë fajtorësh të tjerë që ndikojnë.