Lifestyle

Përsëritet historia! E rrëmbyen kur ishte fëmijë, pas 16 vitesh i rrëmbejnë të birin!

Erika Carter, nëna 27 vjeçare, kishte ndaluar në një dyqan ushqimor së fundmi për të blerë bukë dhe e la djalin e saj katër muajsh Jordan në makinë, aty ku ishte i sigurt, kur ndodhi makthi më i keq i çdo nëne. Ilias Sammy Latsis, 37 vjeç, vodhi makinën e të resë me djalin e saj brenda. Pamjet e televizioneve lokale tregojnë zonjën Carter duke vrapuar pranë makinës, ndërsa shoferi filloi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Unë thjesht po bërtisja: ‘Djali im, djali im Jordan’ dhe thjesht nuk mund të arrija tek ai. Mendova më të keqen. Pasi bëri një telefonatë të menjëhershme në panik në polici, filloi kërkimi për Jordanin. U deshën rreth tri orë, përpara se makina e saj të gjendej e braktisur. Thjesht vrapova drejt tij dhe e mora në krahë. Isha shumë mirënjohëse që pashë se nuk ishte lënduar. Ai është shumë me fat.

Në një intervistë të dhënë pas ngjarjes, ajo ka zbuluar diçka shokuese. Kur ishte fëmijë, edhe atë e kanë rrëmbyer. Ajo ishte vetëm 11 vjeçe, kur një burrë e detyroi të hipte në makinën e tij. Ajo tha se nuk ishte në gjendje të zhbllokonte derën dhe të largohej.

Isha duke ecur me qenin e mamasë sime, më kapën dhe më futën në një makinë. Ishte si një rikthim diku, ku mu deshën vite për ta kaluar si traumë.

Personi që vodhi makinën bashkë me foshnjën u shpall fajtor, por avokati i tij tha se ishte penduar thellësisht, sepse nuk ishte i vetëdijshëm që foshnja ishte në makinë.