Botë e Çuditshme Love & Sex

Përsëritet historia, milioneri britanik braktis gruan dhe nis romancën me ukrainasen që strehoi në shtëpi!

Një milioner britanik ka tradhtuar bashkëshorten e tij me refugjaten ukrainase, të cilën çifti e kishte mikpritur në shtëpinë e tyre. 52-vjeçari, Haakon Overli nuk mundi t’i rezistonte bukurisë së ukrainases, e për pasojë la gruan e tij dhe nisi të bashkëjetojë me ukrainasen në një apartament përballë shtëpisë që kishte me bashkëshorten tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Investitori milioner, siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail”, loboi aktivisht te politikanët britanikë për të ndihmuar refugjatët ukrainas të gjenin strehë në Britani. Gjithashtu biznesmeni britanik loboi te qeveria britanike për të përshpejtuar dhënien e vizës për të dashurën e tij.

Lindur në Norvegji, Overly ka studiuar matematikë në Universitetin e Oslos. Ai ka gjithashtu ka diplomë në ekonomi nga Universiteti Durham. Llogaria e tij bankare u shtua pasi themeloi bursën në internet Self Trade. Kompania e tij filloi veprimtarinë në prill 2000 dhe u shit në tetor të po atij viti për 900 milionë £. Overly ka punuar në JP Morgan dhe si bankier investimesh në ING Barings. Ai ishte gjithashtu drejtor në kompaninë problematike të kredisë Wonga për një vit (në vitin 2008).

Rikujtojmë, se edhe një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre. Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin. 22-vjeçarja ka folur së fundmi për tabloidin britanik mbi historinë e dashurisë me burrin që e priti në shtëpi dhe që la gruan dhe fëmijët për të.