Sociale Travel

Personat që udhëtojnë shpesh priren për të tradhëtuar!

Vizitat e shpeshta rreth botës ju japin më shumë mundësi për të tradhëtuar partneren apo partnerin tuaj. Prandaj kini kujdes kur partneri juaj justifikohet se ka shumë udhëtime pune.

Studiuesit kanë kryer një sërë testimesh dhe i kanë quajtur “Ana e errët e vizitimit të shumë shteteve”.

Fillimisht, studiuesit i kishin ndarë 171 studentë në tri grupe. Njërit grup i është kërkuar të shkruaj rreth një përvoje që e kanë pasur në shtëpi, rreth një eksperience që e kanë pasur gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe një grup kontrolli kishin shkruar rreth vizitës së tyre të fundit në dyqan. Pastaj, të gjithë ata kishin marrë pjesë në një test ku u ishte dhënë mundësia të mashtrojnë. Ata të cilët kishin shkruar rreth një përvoje jashtë vendit kishin qenë më të prirë të mashtrojnë.

Hulumtuesit kishin kryer gjithsej tetë studime, para se të konstatonin që personat që udhëtojnë shumë nxiten më shumë për të tradhëtuar.