Celebrities Gossip Lifestyle

Personazhe të famshëm dhe njerkë në jetën reale! Jeni kurioz të dini se për kë po flasim?!

Njerku në përgjithësi portretizohet si “i keq” në drama ose telenovela. Fatmirësisht, disa të famshëm dëshmuan se të kesh një familje “të përzier” nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Sigurisht, prindërimi i një fëmije që biologjikisht nuk është i yti mund të ketë sfidat e veta, por njerëzit nuk kanë nevojë të ndajnë gjithmonë të njëjtin gjak për të zhvilluar një lidhje të veçantë dhe ne në këtë artikull jua vërtetojmë këtë.

Njihuni me disa personazhe të famshëm që përqafuan fëmijët e bashkëshortëve të tyre dhe zgjodhën të silleshin si prindër biologjikë për ta:

1. Gwyneth Paltrow

Aktorja dhe themeluesja e ‘Goop’ luan rolin e njerkës për fëmijët e burrit të saj të dytë Brad Falchuk. Rastësisht, ata janë në të njëjtën moshë me fëmijët e sajtë cilët i ka me ish-bashkëshortin Chris Martin.

2. Blake Shelton

Juristi i ‘The Voice’ thotë se roli i tij si njerk për 3 djemtë e Gwen Stefanit është diçka që ai e ka për zemër, pasi është rritur edhe vet nga një njerk. Ai e përshkruan njerkun si një nga heronjtë e tij dhe kjo është ajo që ai synon të jetë edhe për fëmijët e tij. Ai shtoi se nuk mund ta imagjinojë jetën pa këta djem. Madje këngëtari i muzikës country i respekton aq shumë djemtë e Stefanit, sa u kërkoi leje para se t’i propozonte mamasë së tyre.

3.Alicia Keys

Fituesja 15 herë e Grammy-t u martua me producentin Swizz Beatz në vitin 2010 dhe ajo u bë njerk për djalin e tij, Nasir Dean. Keys i kërkoi Nasir-it të saj ta quante “Umi”, që do të thotë nënë në arabisht. Pavarësisht një fillimi të vështirë për shkak të konflikteve me ish-gruan e Beatz, Mashonda Tifrere, Keys tha se ata arritën të vendosnin rregullat bazë dhe të gjenin një mënyrë bashkë-prindërimi për Nasirin.

4.Antonio Banderas

Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tij si Zorro është gjithashtu një hero i jetës reale dhe frymëzim për vajzën e gruas së tij, aktoren e ‘Fifty Shades of Grey’, Dakota Johnson. Banderas u bë pjesë e jetës së Johnson kur u martua me nënën e saj, Melanie Griffith. Çifti hollivudian i dha fund lidhjes së tyre gati 20-vjeçare në vitin 2015, por kjo nuk ndikoi në lidhjen e veçantë që Banderas kishte me Johnson.

5.Eva Longoria

Ylli i “Desperate Housewives” me sa duket nuk ishte i interesuar të kishte fëmijë derisa u bë njerka e 3 fëmijëve të José Bastón nga martesa e tij e mëparshme. Ajo tha se të qenit njerkë e ndihmoi atë të përgatitej për sfidat e mëmësisë.