Celebrities Gossip Showbiz

“Personi i vetëm që shkoi në finale pa parashuta, po me forcat e veta…” Mos ndoshta Beniada sapo i hodhi një ‘thumb’ finalistëve të ‘BBV’?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

E sërish pas përfundimit të ‘BBV’, modelja vazhdon të jetë një personazh shumë i pëlqyer dhe që për të ka mjaft komente pozitive në rrjete sociale. Beni ka postuar para pak orësh në Instastory-n e saj një postim të një llogarie në Instagram që i kishte dedikuar disa fjalë shumë të bukura bukuroshes, e cila duket të jetë shumë dakord dhe falenderuese për to. Mos ndoshta në mënyrë të tërthortë, Beni sapo iu hodhi një ‘thumb’ finalistëve të tjerë?

Personi i vetëm që shkoi në finale pa parashuta, pa drona, po me forcat e veta. Bravo Beniada, kështu vazhdo! 

Beniada: Nuk mundem të harroj kurrë mbështetjen tuaj.

Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme, por ditën e djeshne ishte vetë Beni që pyeti ndjekësit e saj se çfarë i bën ata të lumtur. Një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit dhe reagimi i modeles na tregoi shumë.

E ftuar në ‘Më lër të flas’, Beni u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë ajo.

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.