Design

Përtej imagjinatës, 10 shatërvanë shumë të çuditshëm! Për të mos u humbur i Çekisë!

TAP FOUNTAIN, Minorca – Një shatërvan spektakolar e zbavitës: Tap Fountain sjell një rubinet të kuq gjigant, që duket sikur qëndron pezull në ajër. Gjendet në Minorca të Spanjës, në lagjet romantike të Santa Galdanas. Të gjithë pyesin: si qëndron pezull?

Shatërvani valëzues, Dubai – Aty ku gjithçka është befasuese, shatërvanët nuk bëjnë përjashtim. Dubai Fountain gjendet në këmbët e kullës më të lartë të botës, Burj Khalifa, është 300 metra i lartë dhe ujin e hedh deri në 15 metra lartësi. Nën tingujt e muzikës, çdo orë krijon një spektakël lojërash uji.

 

Ujëvara, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Nuk largohemi nga Dubai, vetëm zhvendosemi në brendësi të superqendrës tregtare Dubai Mall, ku na pret një tjetër shatërvan mahnitës, me emrin Ujëvara: statujat e tij duken në rënie të lirë.

Shatërvani përkujtimor i El Alamein, Sidnei, Australi – Gjendet në lagjen Kings Cross dhe daton vitin 1961. Vepra e arkitektit Robert Woodward nderon kujtimin e të rënëve në betejën e El Alamein-it të vitit 1942 në Egjipt, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Shatërvani i BANPO BRIDGE, Seul, Kore e Jugut– Një sistem kompleks lojërash uji, pjesë e Banpo Bridge dhe një vepër e vërtetë arti. Ujërat e tij ndriçohen nga ngjyra të ndryshme.

 

PISSING MEN, Pragë, Republika Çeke – Një shatërvan që bie në sy. Dy burra gati për të… urinuar. Vepra e skulptorit David Cerny, gjendet jashtë Muzeut Kafka, në lagjen Malá Strana.

 

Shatërvani i gjoksit të një gruaje në Treviso, Itali – U ndërtua në vitin 1559, me urdhër të Alvise Da Pontes. Në ato kohëra, kur festohej aty rridhte verë dhe ishte falas. Ndonëse shumë i dëmtuar, shatërvani ende ruhet me fanatizëm.

SWAROVSKI CRYSTAL WORLDS, Insbruk, Austri – Pamjet flasin vetë: një fytyrë e stërmadhe me ujin që del nga goja: kjo është hyrja për në “Sëarovski Crystal Ëorlds” në Insbruk, muzeu i krijuar në vitin 1995, me rastin e festimeve për 100-vjetorin e kompanisë së famshme të kristaleve. Skulptura tregon gjigantin që ruan Dhomat e Mrekullive.

Shatërvani Vaillancourt, San Francisco, SHBA – I krijuar në vitin 1971 nga artisti kanadez Armand Vaillancourt, gjenden në Justin Herman Plaza. Për pamjen moderne, për shumë kohë është konsideruar vepër që ka ngjallur debate e të shumta janë propozimet për të shembur.

FOUNTAIN HILLS, Arizona, Amerikë – Këtu gjendet një prej shatërvanëve më të lartë në botë dhe ujërat e tij arrijnë lartësinë 170 metra. Fountain Hill është edhe emri i qytetit që gjendet aty pranë. Ndonëse ka humbur vendin e tij në librin e rekordeve Guinness, hedhja e ujit mbetet befasuese.