Celebrities Magazine Showbiz

Përveç Mbretit Charles III, sot do të kurorëzohet edhe fituesi i edicionit të dytë të “BBV”!

E teka e gjithë bota i ka sytë nga kurorëzimi i Mbretit Charles III gjatë ditës së sotme, për ne shqipëtarët i gjithë fokusi sot qëndron tek finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, “Big Brother Vip” është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues.

Nivelet e shikueshmërisë së këtij fenomeni kanë kaluar çdo limit. Këtu vlen të përmendim jo vetëm atë nga transmetimi televiziv, por edhe në rrjete të ndryshme sociale. Nuk mund të lëmë pa përmendur se së fundmi, shumë lokale ose biznese të tjera private, i kanë rezervuar ambientet e tyre vetëm për tifozët e zjarrtë të “BBV” për natën finale të edicionit që do të mbahet më 6 maj 2023. E teksa kanë mbetur shumë pak orë që na ndajnë nga finalja e madhe, fansat e ndjekësit e 4 finalistëve po bëjnë mbështetjen e tyre maksimale.

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë. Ndaj, me sytë nga ekrani, sot në orën 21:00 nis episodi i fundit i këtij emisioni, i cili mbyll me sukses 136 ditë të regjistruara 24/7. Ora e finales po troket! A jeni gati për të përjetuar emocionet më të mëdha ndonjëherë në një finale spektakolare?

Në finalen e 6 Majit, “Big Brother VIP” do të keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR. Me komentin e Ksenja Shoshaj, Albana Ruçi dhe Adi Pojana, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio.

Gjithashtu, ju rikujtomë se, në këtë artikull do të gjeni disa foto se si katër finalistët e këtij edicioni të dytë: Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot, Efi Dhedhes, do të dukeshin në tapetin e kuq të këtij viti të “The Met Gala”. Më pas, ju mund të vlerësoni se cili prej tyre do të dukej më bukur, në bazë të preferencave tuaja.