Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sociale

Pesë mënyra për të shmangur xhelozinë mes fëmijëve!

Ndonjëherë fëmijët e xhelozojnë njëri-tjetrin për gjëra të ndryshme. Kjo shpesh ndodh edhe në një familje mes vëllezërve e motrave dhe mund të zgjasë për shumë vite. Këto janë pesë mënyrat që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni marrëdhënien mes fëmijëve, duke shmangur xhelozinë mes tyre!

1. Pranojini emocionet e fëmijëve

Psikologët pohojnë se nuk duhet të neglizhoni emocionet e fëmijëve tuaj. Përkundrazi, ju si prindër duhet t’i mirëkuptoni ato dhe duhet ta pranoni zemërimin e fëmijëve me njëri-tjetrin. Problemet gjejnë zgjidhje vetëm atëherë kur pranohet ekzistenca e tyre fillimisht.

2. Shpenzoni kohë me ta individualisht

Duhet të shpenzoni kohë me fëmijët individualisht duke i dhënë secilit prej tyre rëndësinë dhe energjinë e merituar. Kur vëreni se njëri nga fëmijët ndihet më tepër i neglizhuar, mos nguroni t’i përkushtoni më tepër vëmendje atij. Secili nga ta duhet të ndjehet i rëndësishëm për prindërit.

3. Mos i krahasoni

Gjëja më e keqe dhe që ngjall xhelozi mes fëmijëve, është kur ju i krahasoni ata. Të bëni krahasime mes tyre se cili është më i sjellshëm, cili studion më shumë apo gjithçka tjetër, nuk është aspak e shëndetshme. Për më tepër, nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ngjallej xhelozi mes tyre.

4. Mos bëni dallime gjinore

Është e tmerrshme për fëmijët tuaj nëse bën dallime gjinore. Për shembull nëse pretendoni që vajza juaj të bëjë punët e shtëpisë, por djali të qëndrojë i qetë pa bërë asgjë, do të ngjallej xhelozi mes tyre. Gjithashtu, ju nuk duhet të bëni dallime të tjera në bazë të gjinisë së fëmijëve tuaj, si për shembull deri kur do të qëndrojë jashtë, sa para do të shpenzojë apo gjithçka tjetër.

5. Shfaqini sa e mrekullueshme është të kenë motra e vëllezër

Mënyra më perfekte për të shmangur xhelozinë mes fëmijëve tuaj, është duke i shfaqur atyre sa e mrekullueshme është të kenë vëllezër e motra. Ata nuk do të ndihen kurrë vetëm, e madje do të kenë miq përgjithmonë. Motrat e vëllezërit janë mbështetja që ka kushdo gjatë jetës dhe fëmijët tuaj duhet ta kuptojnë bekimin që kanë në jetë.