Lifestyle

Pesë pyetje komike për “të thyer akullin” me dikë!

1.       A je i martuar?

Nëse ju e pëlqeni humorin e spikatur dhe paksa ndryshe nga ai i zakonshmi, ju mund të ecni më tej me këtë pyetje. Në këtë mënyre ju jo vetëm do të keni një bisedë komike, por gjithashtu do të zbuloni edhe të vërtetën përmes gjesteve e mimikës së personit përballë jush. Një pyetje shumë e mirë për “të thyer akullin” padiskutim, duke qenë se janë të paktë ata që do të guxonin ta bënin.

2.       Do të doje të merrje çmim “Grammy” apo të ishe i famshëm në TikTok?

Një tjetër pyetje komike që mund t’ju afrojë me njëri-tjetrin, por edhe një mundësi e mirë për të zbuluar më shumë nga personi me të cilin keni dalë në takim. Përgjigjja e tij është shumë e rëndësishme sigurisht dhe nuk duhet ta nënvlerësoni.

3.       Të jesh një “influencer” të duket ferr apo parajsë?

Një tjetër pyetje komike në dukje por që ju shfaq karakterin e personit me të cilin keni dalë. Nga kjo ju mund të kuptoni nëse është introvert apo ekstrovert, i pëlqen fama apo jo, preferon vëmendjen apo është më tepër natyrë e qetë.

4.       Cilës shenjë i përket në horoskop?

Një pyetje që me siguri bëhet shpesh në shumë takime, dhe për ata që besojnë në fatin që yjet kanë parashikuar mund mos t’u duket komike. Por ajo do të merrte mjaft nuanca komike, në rast se ju do të largoheshit nga takimi shumë të trishtuar, pasi shenjat tuaja nuk përputhen.

5.       Cilin pozicion preferoni në shtrat?

Një pyetje që me siguri do ta befasonte personin përballë jush, pasi nuk pritet që në takimin e parë. Megjithatë, nëse e bëni në mënyrën e duhur ju jo vetëm që do “të thyeni akullin”, por do të zbuloni sadopak edhe nëse keni përputhshmëri në këtë aspekt.