Fashion

Pesë rregulla për t’u veshur nëse jeni një burrë i shkurtër…

Rrobat më përshtaten ashtu siç i përshtaten Charlie Brown. Sigurisht, Charlie Brown është përherë 8-vjeç dhe unë jam 25. Megjithatë, unë kurrë nuk e kam konsideruar veten vërtet një njeri të vogël, unë jam një Peshore e ekuilibruar mirë. Unë u rrita me një nënë rrobaqepëse, e cila automatikisht më mbërthente pantallonat deri në moshën 18 vjeç, derisa në Universitet u njoha për herë të parë me një rrobaqepës.

Rrobaqepësi im ka rregulluar më shumë se gjysmën e veshjeve të mia. Unë i besoj rrobaqepësit tim. Mund t’ju them tani se gjetja e një rrobaqepësi të mirë nuk është pjesa e vështirë, ka një në çdo cep, por krijimi i besimit mund të jetë. A do të mendojnë se nuk di të blej? Pse po harxhoj 200 paund për një palë xhinse?

Kam zbuluar që një rrobaqepës të mirë. Ju i tregoni atyre se çfarë dëshironi dhe ato ua ofrojnë. Ju ndërtoni një besim të ndërsjellë me kalimin e kohës. “Unë telefonohem shumë herë”-thotë Ilaria Urbinati, stiliste e Hollywood-it dhe themeluese e ‘Leo Edit’, një blog për stilin e jetës për burra, i filluar në karantinë. Ajo vesh ‘mbretërit’ e shkurtër të tapetit të kuq dhe ka punuar për Rami Malek, Aaron Paul, Donald Glover dhe Milo Ventimiglia.

Supozimi i dukshëm është që të gjithë klientët e Urbinati-t mbajnë modele të porositura, gjë që nuk është e vërtetë. Stilistja shpesh tërheq nga stoku i dyqaneve të markave dhe ka disa marka të provuara. Prada punon më mirë te burrat më të shkurtër, por nuk mbetet mbrapa as Dior, Berluti, Thom Browne, AMI PARIS, Paul Smith dhe besoni apo jo, SHENT LAURENT gjithashtu. Por kur bëhet fjalë për kostume për burra më të shkurtër, rrobaqepësia është e panegociueshme.

Për vite, unë kam një fobi ndaj kostumeve. Verën e kaluar kam eksperimentuar vetëm me xhaketa sportive në fillim. Imazhi në mendje ishte paraqitja e Hedi Slimane për CELINE HOMME, që unë isha e etur t’a imitoja. Përbërësit ishin një xhaketë sportive me madhësi të madhe, e shoqëruar me këmishë, xhinse blu dhe atlete ‘Converse’.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është një pikë e mirë referimi këtu. Në inaugurimin e tij në vitin 2007, ai zgjodhi një kostum të zi Prada dhe dukej i shkëlqyeshëm.

“Gjatësia e veshjeve është një kërkesë mjaft e zakonshme”- thotë zonja Valli Colpani, themeluese e Atelier Colpani në Avery Row në Mayfair, Londër. Kërkesa më e shpeshtë është shkurtimi i pantallonave, këmishave dhe xhaketave. Ndonjëherë na është dashur të ribëjmë rrobat për të arritur një përshtatje perfekte. E gjitha mund të bëhet, por koha për rrobaqepësi mund të kushtojë më shumë sesa një xhaketë e re.

Pasi të keni zakon të qepni rrobat tuaja, automatikisht bëheni një blerës më i konsideruar. Asgjë nuk do të humbasë në veshjet tuaja dhe nuk ka artikuj të kopjuar nëse nuk janë pjesë e uniformës tuaj ditore. 

Gabimi që unë kam bërë gjithmonë kur bëhet fjalë për pazar ka qenë shkuarja në markat britanike dhe suedeze në vend të atyre italiane dhe japoneze, të cilat janë përgjithësisht më të mira. Snow Peak është e shkëlqyeshme për veshjet teknike, ndërsa Dolce & Gabbana dhe Brunello Cucinelli janë për rroba më të buta, kurrë shumë të ngushta.

Për t’u kthyer te Napoleoni, mbase arsyeja e sjelljes së tij tepër agresive nuk ishte për shkak të gjatësisë së tij, por sepse të gjithë rrobaqepësit më të mirë u larguan nga Franca. Për fat të mirë për mua, rrobaqepësi im nuk po shkon askund. Por edhe nëse e bën këtë, unë kam pesë rregulla për t’u veshur si një burrë i shkurtër dhe ja se cilat janë:

1.Blini më zgjuar

Kur bëni pazar, gjëja e parë që duhet të bëni është të fusni bluzën tuaj poshtë pantallonave për të parë se si duken, sepse pantallonat që tërhiqen poshtë këmbëve tuaja ju bëjnë të dukeni sikur jeni në xhaketën e babait tuaj.

2.Jini të hapur ndaj ideve të reja.

Mos e mbyllni mendjen tuaj ndaj stileve të reja. Ju nuk duhet ta vishni, por duhet ta provoni! Ju mund të habiteni nga ajo që shihni dhe është praktikë e mirë të mos ngecni në një ‘zhurmë’ të stilit. Me fjalë të tjera, gjithçka ka të bëjë me atë se sa mirë të bën të ndihesh një veshje dhe nuk do ta dish kurrë deri sa të provosh.

3.Njihni ndryshimin mes rrobave të gjera dhe të mëdha në masë.

Ekziston një vijë e hollë midis gjerësisë dhe madhësisë. Pantallonat ‘slouchy’ kanë një përqindje të lartë pambuku në përbërje, thuajse nuk kanë elastan, nuk janë shumë të larta edhe pjesën e zinxhirit e kanë të gjatë. Gjithashtu gjatësia e tyre nuk e kalon pjesën e kyçit të këmbës. Ky stil funksionon për çdo lloj trupi. Pantallonat “baggy” vijnë më të gjëra dhe na kujtojnë ato që vishnin protagonistët në videot e muzikës ‘rap’ të viteve 90′. 

4.Investoni në bluzat me jakë.

Rruga e sigurt janë këto bluze. Është më e rehatshme se një këmishë fustani. Shkon me çdo gjë, funksionon pothuajse në çdo rrethanë dhe është ‘lajkatare’ për të gjithë. Nëse duhet të zgjidhni një, shkoni për mëngë të gjata. 

5.Një xhaketë e shkurtër do t’ju kursejë para!

Gjëja më e vështirë dhe më e shtrenjtë për të qepur është gjatësia e një xhakete. Mundohuni t’i përmbaheni stileve më të shkurtra. Xhaketat ‘bombarduese’ mund të jenë të shkëlqyera, po xhaketat sportive të shkurtra janë më të vështira.