A Live Night Celebrities Music Showbiz

Pesha e mbiemrit dhe familjes në jetën e Besa Kokëdhimës…

“A Live Night” vjen edhe sot me një episod shumë dinamik, me të ftuar artisten shumë të dashur Besa Kokëdhima. Një këngëtare shumë e talentuar, me një numër të madh hitesh muzikore dhe shumë fansa pas saj, por duket se ka disa gjëra që nuk i dini për artisten tuaj të zemrës. Duket se, veç muzikës, Besa ka pëlqime dhe pasione të tjera, teksa në “A Live Night” ka zbuluar se ka studiuar për diçka mjaft larg muzikës dhe artit.

Unë kam studiuar biznes ekonomi, ndoshta pak për të balancuar ‘background-in’ e familjes sime në raport me zgjedhjen e karrierës sime. Besoj se ndoshta është kjo. Ndoshta edhe për faktin se unë kam patur arritje akademike shumë të mira dhe kam menduar se duke qenë një familje biznesi të dish diçka nga biznesi do të ishte mirë.

E duke folur për peshën e familjes dhe të mbiemrit të saj, Besa zbulon nëse e ka penguar apo e ka bërë të paragjykohet pikërisht ky mbiemër.

Do ishte e pashmangshme sepse nuk është çështja vetëm në karrierën time, por unë jam nënprodukt njerëzor i prindërve të mi. Mendoj se paragjykimet i kam ndjerë në fillimet e mia, pastaj nuk i kam ndjerë më sepse kur ti duhet të këndosh ti nuk do ia japësh mikrofonin askujt. Secili në fund të ditës i del për zot asaj që është, profesioni i tij. Besoj se njerëzit dhe inteligjenca kolektive dhe perceptueshmëria kolektive e publikut është shumë e lartë.