Celebrities Gossip Showbiz

Pëson sulm të rëndë Ermal Fejzullahu? Këngëtari reagon për herë të parë!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. E çdo lajm që qarkullon për të padiskutim që ka shumë interes për publikun. Mirëpo, pak më parë në portale qarkulloi një lajm se këngëtari ka pësuar një sulm të rëndë dhe nuk është mirë nga ana shëndetsore. Kjo gjë ka shqetësuar shumë ndjekësit e tij, por Ermali ka reaguar menjëherë duke e përgënjeshtruar këtë lajm.

Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp.

Edhe pse shumë i pëlqyer kjo gjë nuk e përjashton atë nga shumë situata ku njerëzit mund të përpiqen ta sulmojnë ashtu siç ka ndodhur së fundmi. Me anë të një postimi në Instastory, këngëtari e ka bërë vetë me dije këtë gjë, ku ka treguar se i kanë hakuar llogarinë e tij në Instagram për 30 orë.

Përshëndetje për të gjithë kudo që jeni deshta t’ju njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë . E falenderoj @avdiudenis që ma ka rikthy Instagramin . Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri im . Shëndet, I juaji Ermal Fejzullahu.

Para pak ditësh, një person shumë i shtrenjtë për Ermal Fejzullahun festoi ditëlindjen. Bëhet fjalë pikërisht për, vajzën e tij të vogël e cila feston ditëlindjen e saj të 2-të.E në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonte urimi i Ermalit. Me anë të Instastory-ve artisti e ka uruar të voglën e tij me fjalët më të bukura.

Rikujtojmë se, projekti më i fundit muzikor nga Ermali është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko njëkohësisht dhe një mik shumë i mirë i tij. “Sa t’kom dasht” ka katër muaj që është publikuar dhe ka plot 16 milion klikime.