Celebrities Gossip Showbiz

Pete Davidson dhe Scott Disick vërtet mund të jenë në qendër të mediave rozë ama Britney Spears nuk i njeh fare!

Ndoshta emra e tyre kanë qenë vazhdimisht të përfolur në mediat rozë, por diva e muzikws pop Britney Spears nuk e di se kush janë Pete Davidson apo Scott Disick. Në një postim të fshirë tashmë në rrjetin e saj social Instagram, Spears ripsotoi në InstaStory, me njw pamje nga një aheng i Davidson dhe Disick. Nw mbishkrimin e postimit thuhej se:

Më falni, u desh ta ripostoja këtë. Nuk e di se kush janë këta njerëz në video, por më bëri të qesh shumë!!!

Videoja u shpërnda fillimisht në ‘InstaStory’ të Disick teksa shihet Davidson duke filmuar i shoqëruar me yllin e “Flip It Like Disick”, i cili kishte rënë në gjumë ndërsa ata po shikonin “The King of Comedy”. Ylli i “Saturday Night Live” me shaka shkroi tek klipi: “Nata e djemve ishte e egër”. Sjellim në vëmendje se nëse edhe ju njësoj si Britney nuk i njihni këta personazhe, ne ju themi se Pete Davidson është një komedian i njohur, njëkohësisht edhe i dashuri i yllit televiziv Kim Kardashian. Scott Disick nga ana tjetër është ish-bashkëshorti i motrës së Kim, Kourtney Kardashian.

Ndërkaq, sa i përket Britney-t thuhet se artistja është duke punuar për të sjellë muzikë të re pas një pushimi gjashtë vjeçar, pas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016. Një burim për “The Sun” tha se ylli i popit nuk po i bën presion vetes për të nxjerrë menjëherë një album apo ndonjë gjë tjetër dhe se ekipi i saj ka filluar t’i vërë në pah perspektivat e muzikës së re.

Disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar janë kontaktuar dhe pyetur nëse do të dëshironin të punonin sërish në muzikë me Britney-n dhe të gjithë duken shumë të emocionuar për t’u përfshirë. Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë, kështu që të ketë një muzikë të re mund ta ndihmojë me të vërtetë të kthejë një faqe të re.