Celebrities Gossip Music Showbiz

Peticioni për të larguar Kanye West si performues kryesor në “Coachella” merr mijëra nënshkrime!

Numri i nënshkrimeve në peticionin që kërkon heqjen e reperit Kanye West si performues kryesor në “Coachella 2022” po vazhdon të rritet. Që nga e hëna pasdite peticioni Change.org i titulluar “Hiq Kanye nga Coachella!” ka marrë mbi 25.000 nënshkrime.

Thirrja për të larguar performancën e reperit filloi javën e kaluar nga një përdorues i quajtur Caramello Marie, i cili e argumentoi kërkesën duke thënë se sulmet e West-it në mediat sociale kundër ish-gruas së tij, Kim Kardashian, dhe të dashurit të saj të ri, Pete Davidson, ishin katalizatori për peticionin. Në peticion thuhej se:

Ne kemi parë Kanye të ngacmojë, manipulojë dhe lëndojë Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit. Askush nuk duket se dëshiron të ngrihet kundër tij dhe ata që e bëjnë, ai i “hedh” në zjarr gjithashtu. Kohët e fundit, ai ka kërcënuar shumë. Kjo është qesharake që atij i lejohet ta bëjë këtë lirisht. “Coachella” nuk duhet t’i japë atij më një vend në platformë.

Ndjekësit kanë mbështetur arsyen e Marie për të kërkuar largimin e West nga festivali i muzikës në Kaliforni. West, është thirrur publikisht t’i ndal veprimet e tij edhe nga emra të shquar si DL Hughley dhe Trevor Noah.  Gjatë fundjavës, “Grammy” njoftoi se West nuk do të lejohej më të performonte në skenën e tyre për shkak të sjelljeve të 6tij. Ndërkohë, festivali “Coachella” do të zhvillohet nga 15 deri më 24 prill në qytetin Indio të Kalifornisë.

Rikujtojmë se West është pezulluar nga aplikacioni Meta, kompania mëmë e Instagramit, për shkelje të politikave të saj për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin. Kjo do të thotë se West nuk do të jetë në gjendje të postojë, komentojë, të dërgojë mesazhe, ndër të tjera, për sa kohë që pezullimi është në fuqi.

Pezullimi në Instagram i imponuar nga Meta vjen pas sulmeve të reperit 44-vjeçar ndaj ish-partneres, Kim Kardashian dhe të dashurit të saj, Pete Davidson dhe një fyerje racore ndaj Trevor Noah, drejtues i The Daily Show. Sulmet e West ndaj Noah-ut erdhën herët pasi drejtuesi i talk show-t diskutoi për grindjen e vazhdueshme midis West, Kardashian dhe Davidson në emisionin e tij.