Showbiz

Petrit Çarkaxhiu zbulon brengat që ka sa i përket këngëve komerciale shqiptare

Petrit Çarkaxhiu ishte i ftuari i radhës në Live From Tirana i cili zbuloi shumë sa i përket projekte të tij muzikore.

Pjesëtari i grupit “Jericho” foli për prurjen e tij më të re “Drenushë e Trembur” që rrëfen historinë e dashurisë së dy personave.

I njohur për mënyrën avangarde të të bërit muzikë, artisti i njohur zbuloi se nuk është pro mënyrës se si këngëtarët e rinj vijnë me këngë komerciale.

Ai u shpreh se ka brenga të shumta rreth këngëve që dëgjojnë të rinjtë, të cilat jo vetëm që nuk përcjellin mesazhet e duhura por që nuk janë të shkruara siç duhet.

“Jam i brengosur pasi çdo ditë e më tepër tregun muzikor po e pushtojnë këngë që janë të shkruara shqip në mënyrë të keqe, madje nuk janë as shqip. Këngët komerciale sot janë më shumë anglisht sesa shqip dhe këtë gjë nuk e kuptoj” -tha Petriti gjatë intervistës për mikrofonin e Top Albania Radio.