Politikë

Petrit Vasili merr vendimin e papritur, pas rezultatit të dobët të LSI në zgjedhje

Ulja e ndjeshme e numrit të mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte surprizë në këto zgjedhje dhe është shoqëruar me një veprim të pazakontë të nënkryetarit të LSI.

Kështu, teksa procesi i numërimit të votave vijon në kutitë e fundit për të konfirmuar përfundimisht fitoren e Partisë Socialiste, numri 2 i LSI-së Petrit Vasili ka hequr foton e profilit në llogarinë e tij në Facebook.

Vasili ka fshirë edhe foton e kopertinës, dhe të dyja imazhet i kishte me sloganin e LSI-së dhe numrin përkatës që partia e tij dhe ai kandidonin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Theksojmë se në këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka pësuar një humbje të madhe.

LSI ka arritur të sigurojë vetëm 6.85 % të votave që e përkthyer në mandate konvertohet në 4 përfaqësues në Kuvendin e ri të Shqipërisë.