Auto & Moto Design

Peugeot prezanton logon e re!

Peugeot, kompania franceze e automjeteve, ka zbuluar simbolin e ridizajnuar, si një reflektim për hyrjen në epokën e re të prodhimit të makinave elektrike.

Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, shkruan se simboli i ri shfaq vetëm kokën e luanit, duke rikujtuar stemën e viteve 1960.

Që prej vitit 1847, përditësimi i simbolit të kompanisë ka pasur elementë thelbësorë të tij figurën e luanit. Edhe për modelin e ri, luani mbetet dominues dhe është krijuar nga laboratori i dizajnit në kompaninë Peugeot.

Mirëpo, ndryshimi i simbolit është i dallueshëm. Sipas Dezeen, ndryshe nga versionet e mëparshme, simboli i ri nuk përfshin trupin e luanit. Ai përfshin vetëm kokën e luanit të pozicionuar nën emrin e markës brenda një mburoje.

Dizajnimi i ri shënon njëkohësisht herën e parë që nga viti 1975, që trupi i luanit zhvendoset nga logoja e Peugeot-së. Pothuajse për 50 vite me radhë, simboli i markës ka qenë luani, i cili qëndron me dy këmbët e pasme dhe me kokën lart.

Sipas vetë kompanisë, imazhi i ri personifikon tranzicionin e markës drejt prodhimit të makinave elektrike dhe planet për të elektrifikuar secilin prej modeleve deri në vitin 2025.

Ndër të tjera, simboli i ri pasqyron filozofinë e re të jetesës në këtë kohë dhe përpos vendosjes të të gjitha modelet e makinave, logoja do të prezantojë markën edhe në të gjitha pikat fizike të kompanisë dhe platformat digjitale.