Bota

“Pfizer” e “BioNTech” do të furnizojnë COVAX-in me vaksinën kundër COVID-it

Kompanitë “Pfizer” e “BioNTech” ranë dakord të furnizojnë COVAX-in me vaksinën kundër koronavirusit. COVAX është programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pjesë e të cilit janë dhe Shqipëria e Kosova. Ende nuk ka detaje të marrëveshjes mes tyre, ndonëse pritet që sasia të jetë e vogël.

Dozat e para të vaksinës iu destinohen shteteve që janë pjesë e COVAX-it, për të vaksinuar personelin shëndetësor. Përfaqësues të këtij programi thanë se për këtë vit, planifikojnë të shpërndajnë rreth 1.8 miliard doza në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27% të popullatës të tyre.

Programi COVAX deri më tani ka siguruar vaksina nga kompania AstraZeneca, nga Instituti Serum i Indisë si dhe vaksina të prodhuara nga Sanofi në bashkëpunim me GSK.