Bota Rajoni

“Pfizer”e“BioNTECH”: Vaksina jonë anti-COVID 95% efektive

Amerikania “Pfizer” dhe kompania gjermane “BioNTECH” bënë të ditur se në testin përfundimtar, vaksina e tyre anti-COVID tregoi 95% efektivitet.  Javën e kaluar nga provat e para, vaksina e prodhuar nga Pfizer njoftoi se ishte  efektive rreth 90%.

Ndërkohë Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë doza të vaksinës anti-COVID/19 kur të jetë gati dhe sipas mediave kosovare, Ministria e Shëndetësisë planifikon t’ua shpërndajë falas qytetarëve. Prioritet janë punonjësit e shëndetësisë, si dhe të sëmurët kronikë.

Nga 1.2 milionë vaksina, Kosova do të marrë falas 360 mijë ndërsa pritet të blejë pjesën tjetër. Aleanca “Gavi COVAX” e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.