Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Food & Drink

Pija e re alkoolike e Mbretëreshës është ajo që na duhet në mbrëmjet e nxehta të verës!

Koleksioni i pijeve alkoolike i miratuar nga familja mbretërore është duke u rritur teksa Madhëria e saj, Mbretëresha ka nxjerrë në shitje edhe një xhin tjetër të domosdoshëm nga kopshti i saj i pallatit Buckingham (pikërisht në kohën e duhur për mbrëmjet e verës). Duke ndjekur “Buckingham Palace Gin” dhe “Sandringham Gin” të cilët u prezantuan vitin e kaluar, “Sloe Gin” i fundit thuhet të jetë një shije e fortë frutash dhe kushdo mund t’a blejë atë tani.

“Sloe Gin” e Pallatit Buckingham është në dispozicion për t’u blerë përmes dyqanit “Royal Collection” për vetëm 30£, megjithatë, duke pasur parasysh popullaritetin e pijeve të Pallatit në të kaluarën, është e sigurtë që do të shitet me shpejtësinë e erës. Në faqen e internetit, thuhet se përmban “manaferra të zgjedhura me dorë” dhe se ka “një aromë unike dhe të fortë të frutave”.

Për njohësit fanatikë të xhin-it, “Sloe Gin” përshkruhet si “mesatarisht e ëmbël” me “karakteristikat e shijes së kumbullave, marzipanit dhe hidhësisë së qitros, të ndjekura nga dëllinja dhe erëzat e xhinxherit”. Pallati Mbretëror gjithashtu rekomandon adhuruesit e xhinit që të provojnë koktejin “Sloe Royale” dhe me sa duket do të jetë një sukses nëpër festa.

 

Nuk është hera e parë që Pallati Mbretëror na tundon me një xhin, në fund të fundit, pija e preferuar e Mbretëreshës është një xhin dhe Dubonnet. Pallati Buckingham nxorri në treg “Dry Gin” gjatë verës së kaluar me përbërës lulet e limonit, manaferra, gjethet e dafinës dhe gjethet e manit. Pas kësaj u prezantua “Sandringham Gin” në muajin nëntor, i cili distilohet në një hambar në Norfolk, vendin e preferuar të Mbretëreshës.

Para se të nxitoni për t’a blerë, vlen të përmendet se aktualisht, “Sloe Gin” është i disponueshëm vetëm brenda Mbretërisë së Bashkuar për shkak të kufizimeve aktuale të transportit.